SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Gjimnazi “Hasan Tahsini”  organizoi një takim  falënderues me donatorët për muzeun

Gjimnazi “Hasan Tahsini”  me histori 63 vjeçare organizoi një takim  falënderues me donatorët për rinovimin e muzeut.

Në këtë aktivitet organizuar në kuadër të 7 Marsit, Festës kombëare të Mësuesit, ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj, deputeti Niko Kuri, kryetarja e PD Dega Sarandë Manjola Nikollo, intelektualë, drejtues të disa institucioneve, etj,.

Drejtorj e këtij institucioni Leni Barka dhe Xhorxhi Vasili, ish mësues e drejtues i këtij gjimnazi dhe bashkautor i Muzeut, falenderuar kontributoret që mundësuan punën për rinovimin e Muzeut të shkollës.

Kryebashkiaku Adrian Gurma gjatë fjalës përshëndetëse falenderoi kontributorët për rinvimin e

këtij institucioni të kujtesës të shkollës ikonike me emër “Hasan Tahsini”. Përshëndeti në këtë takim edhe Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj , deputeti Niko Kuri, drejtorja e Zyrës Arsimore, Majlinda Vaso, etj,.

Disa nga donatorët e Muzeut ishin: Genc Sulo, Malo Mane, Hamdi Previzi, Flamur Oruçi, Mitat Karalliu , etj,.

Veprimtaria vijoi me ndarjen e disa çertifikatave Mirënjohje për donatorët dhe një vizitë në mjediset e Muzeut të rinovuar të gjimnazit “Hasan Tahsini” /sarandaNews.al///

error: