Kryetari i bashkise Adrian Gurma ka pritur sot paradite (e merkure) ne zyre shahistet sarandiote nenkampione te vendit per moshat dhe trajnerin e tyre Lime Mihasi.
Ne kete pritje vleresimi Gurma ka nderuar edhe Ediljanon, fituesin e disa medaljeve ne aktivitetin kombetar te notit.

“Certifikata Mirenjohje per shahistet qe sollen nënkampionia e vendit për moshat,në shah dhe Ediljanon, fituesi i disa medaljeve në aktivitetin kombëtar të notit në muajin shtator,- shkruan kreybashkiaku Gurma duke vene ne dukje se “Nna kanë bërë krenarë me arritjet e tyre .I prita sot së bashku me familjarë e trajnerët e tyre, duke i nderuar me Çertifikatë Mirënjohjeje dhe me një bonus simbolik, prej 30 mijë lekësh,duke iu shprehur në të njëjtën kohë, vlerësim për pasionin me të cilin stërviten e ushtrojnë. “


Kreu i bashkise ka vleresuara gjithashtu edhe trajneret e mirenjohur Lime Mihasi dhe Myrteza Didati.


“Vlerësuam me Çertifikatë Mirënjohje trajnerët e tyre Lime Mihasi dhe Myrteza Didati, duke i siguruar, se mbështetja dhe përkrahja jonë për ata dhe sportistët do të jetë maksimale në vijimësi.”.-ka pohuar Gurma.///
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët