SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Humbet jetën në aksident tragjik në Shën Vasil 40- vjeçari sarandiot dhe plagosen tre tursitë të huaj.

Një aksident me vdekje ndodhi të premten pranë fshatit Shën Vasil (Bashkia Himarë.)

Një makinë e një agjencie turistike doli nga rruga dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi i automjetit dhe mbetën të plagosur tre turistë të huaj.

Automjeti A044TV, që doli nga rruga ka rene 20 metra poshte. Në autmjetin e drejtuar nga Renato Bushaj kishte 6 pasagjere, nga te cilet 5 te huaj dhe 1 shqiptar. Jane plagosur tre nga pasagjeret, njeri eshte ne gjendje te rende ne spitalin e Sarandes.

Policia tha si viktimë e aksidentit në fshatin Shën Vasil ka mbetur Renato Bushi, nga qyteti i Sarandës.

Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes për zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje të rendë me pasojë humbjet e nje jete .///

error: