SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Këshilli Bashkiak i akordon Titullin “Qytetar Nderi” aktorit Anastas Nika (pas vdekjes)”.

Këshilli Bashkiak i akordoi Titullin “Qytetar Nderi” aktorit të mirënjohur Anastas Nika (pas vdekjes)”.

Në projekt vendimin përkatës të Këshillit theksohet: ” Të miratojë propozimin për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Sarandës Z.Anastas Nika (pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontributin e spikatur në kinematografinë shqiptare, duke ngitur lart emrin e qytetit të tij të lindjes në aktivitetet artistiko-kulurore në nivel kombëtar“.

Mes të tjerash nlë Relacionine parqitur me këtë rast theksohet: “Ka realizuar me shumë profesionalizëm dhe pasion rreth 130 role në skenë, kinema dhe televizion.

Ka interpretuar në vepra të mëdha klasike si: “Mbreti Lir “ (Shekspir), ‘’Shtrigat e Salemit” (Artur Myler), “Mikroborgjezët “ (Maksim Gorki), “ Antigona ( Sofokliu),” Njeriu që pa vdekjen me sy “( Viktor Eftimiu)’,’ Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq” ( Dario Fo), “Ditari i një të çmenduri “ (Nikollaj Gogol), “Fejesa “ ( Anton Çehov), “Burri i gruas sime “ (Miro Gavran, kroat), e tjera. Është shquar në interpretim në disa filma si: “Ugolini”, “Dritat e qytezës”, “Një zemër në dy jete”, ”Mysafiri” si dhe “Amnisti” (ky i fundit ka arritur deri në nominim për çmimin “Oscar”) .

Është shquar në veprimtarinë kreative duke shkruar e vënë në skenë, si regjisor, mbi 70 vepra e shfaqje të gjinive dhe llojeve të ndryshme si: komedi, ndërmjet tyre: ”Dhëndri nga Amerika”, “Amaneti i Nënës”, ”Marrëzia e një të mençuri” e tjerë; libretë estrade, spektakël për misse, sfilata modash, festival e veprimtari për fëmijë, veprimtari folklorike, teatro poetikë si: “Nëntoriada” -“Skënderbeu”, ”Nëna e gjithë Botës”, show artistike : ” Syri jeshil në kohë të tretë”, ”Krijimi i Partisë lakuriqe”, “ Nastradini viziton Sarandën ”, “Sheshet në qiell” e tjerë; drama, tragjedi, dokumentarë dhe filma televizive si dhe vidioklipe poetike.

Ka realizuar rreth 50 minifilma poetikë me autorë të shquar shqiptarë dhe nga bota si: Shekspiri, Kipling, Omar Khayam, Fan Noli, Naim Frashëri, Ismail Kadere, Dritëro Agolli, Lasgush Poradeci, Sergej Esenin, Ali Asllani, Pashko Vasa, Xhevahir Spahiu, Ali Podrimja, Fatmir Gjata, Teodor Keko, Bardhyl Maliqi e tjerë, të cilat janë ndjekur e ndiqen nga mijëra e mijëra shikues në mbarë botën si në: Google, faqe internetike, You Tube, ejt. Të gjitha këto minifilma poetike janë shfaqur në televizionet shqiptare në: New York, Michigan, Arizona, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe kanale të ndryshme në: Shqipëri, Greqi, Itali e tjerë, ku ka pasur interesim të veçantë.

Veprimtaria e tij kreative autoriale : Filma televizive: “Ku je, o babi”; Dokumentarë televizive: “Njeriu që dashuroi ëndrrën dhe vrau kuçedrën”, “Djali i Detit”, “Përmendore e shkronjave”, “Saranda Qendra e Botës”. Minifilma poetike: “Ku je o njeri”, “Gruaja e pulëbardhave”, “Perandoria e zogjve”, “Këngë pleqërishte”, “Rubairat”, “Anës Lumenjve”, Përmendoria e një prindi”, ”Poçari”, “Nëna”, “Kënga e Benkos”, Kënga e Ringjalljes”, “Zoti dhe njeriu i parë”, “Kam nevojë të gjej paqe”, ” Shqipëri”, “Odiseu në Onhezem”, “Marathonomaku”, “Balada e re për Kostandinin dhe Doruntinën”, “Fjala”.

  • Komedi me një akt: “Eliksiri i Dashurisë”, “Skulptura”, “Gomari me biografi të keqe”, “Pleniumi i të vdekurve”, ”Këngën ma dëgjoni neser”, ”Gjermani i fundit në Shqipëri…”, “Kjo është çështja”, ”Mbreti i plehrave”, “Fytyra e vrerosur”, “Edhe njerëzit të kenë targa si makinat”, “Popull, harrove thesin”.
  • Teatro poetike: “Këtu luhen vetëm dashuritë”, “Sirenat dalin nga deti”, “Emrin e ka dashuri”, “Gruaja që tronditi boën”, “Ju flas në emër të atdheut tim”, “Udhëve të legjendës”.
  • Interpretime aktoriale): “Endërr apo Zhgjendër” (Josif Papagjoni), “Zi e më zi ” dhe “Vëlla me interes”(Fiqion Postoli), “E bukur shtëpi e vjetër”(Pëllumb Kulla”}, ” Konti i Monte Petrelës” (Jani Duri), “Monolog mbi një të vdekur” (Lulëzim Kaçupaj), “Ariu ” dhe “Kënga e Mjellmës” (Anton Çehov, rus) , “Kthesa ” (Tankred Dorst, gjerman), “Mbreti Lir ” (Ëiliam Shekspir).
  • Spektakle bukurie dhe sfilate : “Qytet i bukur, Njerëz të bukur” , ”Kala e luftës në kala bukurie”, ” Nimfat dhe fyelli i Panit”.

Ka punuar si Specialist i Lëndës së Teatrit në shkollat e mesme të qytetit të Sarandës si dhe në kursin e Teatrit, pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Sarandë

Për kontributin e tij është nderuar nderuar me disa çmime dhe tituj si:

Çmimi i dytë si individ dhe të tretë në konkursin poetik të fëmijëve në RTSH, si regjisor i Qendrës Kulturore, Sarandë. Nderuar nga Prefektura si një ndër “10 figurat më të shquara të qytetit të Sarandës”, me rastin e 100 –vjetorit të Pavarësisë, nëntor 2012. Nderuar nga UNESCO- me “Kurora e Argjendë” për veprimtarinë artistike brenda dhe jashtë vendit.

Medalja e Artë ‘’Aleksandri i Madh” nga Organizata Ndërkombëtare Kulturore “Kafene e Ideve “ dhe zyra e UNESCO-s, Greqi . “Diplomë Nderi” nga revista e njohur greke “Kelaino” me botuese Presidenten e Lidhjes së Shkrimtarëve Grekë“XASTERON”(ZBARDHËSI).

“Diplomë Nderi” në Festivalin Ndërkombëtar “Butrinti-2000” për tragjedinë “Antigona” e Sofokliut

Nderuar për tre vite rresht 2013, 2014, 2015 si ‘’Aktor i Vitit” nga Presidenca e Lidhjes Ndërkombëtare e Poeteve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania, ”Pegas “Kosova ; Akademia Alternative Pegasiane i ka dhënë titullin e saj më të lartë: “ARTIST (AKTOR) I SHQUAR”.

Për sa parashtruam më lartë, shpresojmë në votimin e projekt vendimit “Për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Sarandës z.Anastas Nika (pas vdekjes)”//sarandaNews.al///

error: