Nje tjeter lajm i hidhur .Eshte ndare nga jeta pas nje semundje te rende, Luan Ahmeti, nje nga ikonat e arsimit ne rajonin e Sarandes.
Luan Ahmeti, ka nje kontribut gjysem shekullor ne arsimimin e disa brezave dhe drejtimin e sektorit te arsimit ne Sarande. Me kontribute ne shkollat “Adem Sheme” dhe “9 Tetori”,ne shkollat e Ksamilit e Mursise dhe per shume vite ne drejtimin e gjimnazit te mirenjohur “Hasan Tahsini”, si dhe drejtues per nje kohe i Drejtorise Arsimore, Luani meshiroi modelin e mesuesit dhe drejtuesit korrekt e serioz te arsimit.
Ai eshte themeluesit i te pares shkolle jo publike ne kete rajon, (“Dea 2001 “) duke e ideuar dhe duke sjelle modelet e mesimdhenies bashkohore, krahas evidentimit dhe nxitjes se talenteve mes nxenesve ne fusha te ndryshme.
Me ndarjen nga jeta te Luan Ahmetit, Saranda do te ruaj gjate ne memorie modelin e punes dhe jetes se tij te perkushtuar ne lemin e arsimit ,si pjese e nje plejade qe kontribuan ne mozaikun dhe traditen e vlerave te mirenjohura te arsimit sarandiot, si pjese integrale e arsimit kombetar/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim