SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit shkatërroi potencialin arkeologjik të zonës

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli reagoi sot për ndërtimin e resortit në zonën e Manastirit, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Gjatë një konference për shtyp, Vangjeli u shpreh se kjo iniciativë ngre dyshime serioze për ndërhyrje të qëllimshme në procesin shkencor arkeologjik, me synim favorizimin e interesave private.

“Ndërtimi i këtij resorti transformoi përgjithmonë Gjirin e Manastirit, që ndan Detin Jon me Liqenin e Butrintit dhe nga ana tjetër shkatërroi potencialin arkeologjik të zonës, përfshirë një zbulim të vitit 2010”, u shpreh ajo.

Vangjeli theksoi po ashtu se kompania zhvilluese me statusin e investitorit strategjik, nuk respektoi monitorimin arkeologjik.

“Gjithashtu u gjet në shkelje nga një vlerësim i UNESCO-ICOMOS. Ndërsa autoritetet e kulturës censuruan dokumentet dhe ndërruan disa herë alibi”, u shpreh Vangjeli.

Manipulimi i trashëgimisë kulturore për interesa klienteliste dhe ekonomike, sipas saj, përbën një nga format më të rënda të abuzimit me pasuritë kombëtare.

Vangjeli iu referua të dhënave të bëra publike nga investigimi i Qendrës “Amfora”, ndërsa kërkoi hetimin në mënyrë të plotë dhe të pavarur të këtij rasti, si dhe verifikimin e integritetit të raportit arkeologjik dhe procedurave të ndjekura.(Maela Marini)///

error: