Ndërtoi pa leje, një objekt, në qytetin e Sarandës, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në lagjen nr. 4, Sarandë, kanë ushtruar kontroll në zonë. Nga kontrollet u konstatua se shtetasi D. L. kishte ndërtuar pa leje, një kat shtesë në një pallat ekzistues, për qëllime përfitimi.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 45 vjeç, banues në Sarandë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota