Prej disa ditësh ka nisur puna në terren për rehabilitimin e rrugës ‘Butrinti’, aks i rëndësishëm që lidh qytetin me Ksamilin, Butrintin antik dhe territoret e bashkisë Konispol .

Kjo rrugë është thelbësore për zhvillimet intensive urbane dhe turistike përgjatë bregut të detit në Sarandë në drejtimin Hotel ‘Butrinti’-Kanali i Çukës.
Sipas kryebashkiakut Oltion Çaçi rruga do të kete nje drejtim dhe pas përfundimit të investimit trotuaret do të jenë të bollshme nga te dy krahët, për t’u shfrytëzuar lehtësisht nga kalimtarët.

Mësohet se në kostot e këtij investimi publik nje peshë të rëndësishme do të zërë edhe infrasturktura nëntokësore e rrjetit elektrik, telefonik, ujësjellësit, etj,.
Prej vitesh, ky aks rrugor veçanërisht gjate sezonit veror turistik, ka mbingarkesë problemtike në qarkullimin e automjeteve dhe vështrësi për qarkullimin e këmbësorëve, shpesh të rrezikuar nga makinat./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari