Pas mbledhjes së se djeshme të Këshillit Bashkiak romët e varfërisë ekstreme në fshatin Çukë, shpresojnë në rikonstruksionin e ‘banesës’ kolektive.

Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së këshilltarëve të cilët debatuan mbi një projektidenë e një rikonstruksioni bashkiak të godinës kolektive në Çukë (ish kinoteatri) ku prej tri dekadash, banojnë një numër familjesh rome, të zhytura në varfëri estreme që të kujton getot.

Romët, me sytë vetëm nga bashkia, shpresojnë se, gjatë vitit 2024 ‘do të vihet dora në zemër’ dhe do të rikonstruktohet godina, gjysmë e rënuar, pa kushtet minimale higjenosanitare si deri më sot, ku, pikon nga të gjitha anët dhe ku jetojnë sot, vetëm 6 km nga qyteti turistik i Sarandës, qytetarë në varfëri, fëmijë, e të moshuar me sytë nga dera për një shpresë ndryshimi. Siç siç kanë shpresuar në qeverisjet e shumë mandateve bashkiake./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026