Problemi i ujësjellësit të ri për qytetin e Sarandës (përfshi Ksamilin) , është sot një emergjencë ulëritëse. Po ajo që i hidhëron dhe zhgëlnjen banorët është edhe fakti se ujësjellësi i ri për qytetin është edhe një premtim pubik (DY HERË!) i pambajtur i Kryeministrit Rama.
Kreu i Shoqatës mjedisore “Sarandadhe ish deputeti Sofokli Thoma në një thirrje publike e konsideron problemin si “kriza e ujit në Sarandë dhe Ksamil njl skandal që duhet të marrë fund.
Shoqata jonë, e themeluar me vendim gjykate (Vendimi Nr. 17, Akti Nr. 17, datë 26.06.2000), ka ngritur prej vitesh problemin jetik të mungesës së ujit në Sarandë dhe Ksamil.
Sot, në vitin 2026, Saranda dhe Ksamili furnizohen me ujë vetëm 2 orë në 24 orë. Qytetarët detyrohen të mbushin depozita dhe çisterna, të cilat shihen me mijëra në çati e tarraca nga Lëkurësi dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve — duke krijuar një pamje të shëmtuar dhe rrezik real për jetën në raste stuhish apo tërmetesh.
Paradoksi i madh: Saranda mbytet në ujë, por nuk pi dot ujë.
Lumi Bistricë:
– 17 m³/sekondë = 17,000 litra/sekondë
– Në ditë: 1,468,800,000 litra ujë
– Në vit: 536 miliardë litra ujë
Me 80 litra/ditë për banor:
Furnizon rreth 18 milion banorë në ditë
Ndërkohë Saranda dhe Ksamili kanë:
– 20,000 banorë në dimër
– deri 200,000 në verë
Burimet e Tatzatit:
– 3–5 m³/sekondë
– Në ditë: deri 432,000,000 litra ujë
– Në vit: mbi 157 miliardë litra ujë
– Projekt i studiuar me kosto rreth 10 milion euro
Pra ujë ka me bollëk — mungon vetëm zgjidhja.
Ndërkohë mbi lumin Bistricë janë ndërtuar 2 hidrocentrale të privatizuara: përfitimet shkojnë diku tjetër, ndërsa qytetarët mbeten pa ujë dhe shteti mban barra financiare.
Zgjidhjet ekzistojnë:
– Varianti i Bistricës (Syri i Kaltër) – furnizon rreth 70% me rrjedhje të lirë
– Varianti i Tatzatit – zgjidhje e plotë dhe e realizueshme
Krahasimi që turpëron çdo pushtetar:
Korfuzi, vetëm 20 milje larg, pa burime të mëdha ujore, zhvillon turizëm elitar pa probleme me ujin.
Ndërsa Saranda, e rrethuar nga ujë, furnizohet vetëm 2 orë në ditë.
Kryeministri ka premtuar publikisht në Sarandë gjatë fushatave elektorale zgjidhjen e këtij problemi — por premtimi nuk është realizuar.
Qytetarët nuk kanë më nevojë për premtime, por për ujë 24 orë.
Thirrje e hapur:
– Kryeministrit: mbani përgjegjësi për premtimet
– Kryetarit të Bashkisë: paraqisni plan konkret
– Institucioneve: ndaloni justifikimet
– Qytetarëve: kërkoni llogari
Saranda nuk mund të jetojë me depozita mbi kokë.
Saranda nuk mund të zhvillojë turizëm pa ujë.
Uji është jetë. Uji është dinjitet. Uji është e drejtë.
Koha për zgjidhje është tani.
ME SHUME LAJME
Info PLUS.Hapet ura e Viroit në Gjirokastër
“Islands”: Shqipëria hyn fuqishëm në hartën turistike – Ksamili “rivalizon” Karaibet
Gonzato: Ka spekulime, nuk ka bllokim të procesit të integrimit me Shqipërinë