Rngjallja e teatrit dhe muzeu i gjimnazit, kanë marrë një vëmendje të re nga bashkia e Sarandës.

Këtij qëlllimi i ka shërbyer nje takim pune i figurës së mirënjohur të arsimit Xhorxhi Vasili dhe aktorit e regjisorit Vangjel Agora me kryebashkiakun e Sarandës Oltion Çaçi, në prani të Prefektes së Qarkut Vlorë, Evis Allushi.
Në këtë takim kanë të pranishëm edhe nënprefektit Kristaq Kiço. si dhe nënkryetarit të Bashkisë Sarandë, Florjan Sali.


” Si ish aktor dhe regjisor i Estradës së Sarandës, ngrita shqetësimin për gjendjen e rëndë dhe të amortizuar të godinës së teatrit, e cila prej vitesh nuk përmbush më kushtet minimale për aktivitet artistik. Theksova nevojën emergjente për rikonstruksionin e plotë të saj, duke nisur fillimisht me lirimin e ambienteve që aktualisht nuk janë në funksion të teatrit, si hapësirat më katin e parë të përdorura nga klubi “Butrinti” dhe disa nga kabinat e aktorëve të shndërruara në zyra për administratën e Bashkisë.-tha pas takimit regjisori Vangjel Agora .
Ai theksoi se në kushte e mungesës së një trupe profesoniste,si rezultat kjo dhe e kalimit të vendit në ekonominë e tregut është e domosdoshme krijimi i një strukture(organike) funksionale me specialistë të fushës, që do të organizojnë aktivitete artistike në funksion të turizmit, duke e kthyer teatrin në një pikë referimi për jetën kulturore të Sarandës.

Një propozim që iu bë prezent kryebashkiakut ishte edhe ngritjen e një Muzeu të kulturës brenda ambienteve të teatrit, ku të pasqyrohet gjithë jeta artistike dhe kulturore e zhvilluar në vite në qytetin e Sarandës si dhe gjatë restaurimit të godinës .
Takimi me dy figurat e njohura të arsimit dhe artit skenik, vjen pas deklarimit te kreut te bashkise pak muja me pare se rehabilitimi i godinës së teatrit do te nise me fonde te vete Bashkie Sarande.
Mësohet se Xhorxhi Vasili ngriti shqetësimin për gjendjen e Muzeut të gjimnazit “Hasan Tahsini”, i cili pas restaurimit të shkollës vijon të jetë nën ndikimin e lagështisë, duke rrezikuar seriozisht dëmtimin e vlerave të çmuara historike dhe kulturore të ekspozuara aty.

Me kete rast kryebashkiakut Çaçi iu dhuruan librat “Aroma e një kohe që po ikën”, “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” dhe “Ne hasantahsinasit”, si një kontribut modest në ruajtjen dhe promovimin e historisë kulturore të qytetit tonë.
Amortizimi i skajshëm i godinës së kinotetarit Butrinti ne Sarandë, prej vitesh ka qene një problemi i trashëguar nga njeri mandat kryebashkiaku te tjetri, pa gjetur asnjëherë fonde dhe asnjëherë vullnet serioz vendimarrësish por një paaftësi proverbiale për t’i rikthyer qytetit artin skenik të munguar prej shumë vitesh.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Ura e Re e Viroit hapet për qarkullim.
Turizmi.Kompania nordike “Apollo” ndan ne Sarandë, ecurinë e vitit 2025 dhe vlerësimet për disa hotele.
Fotoarkiv, turistët e huaj në vitet e regjimit komunist