SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Së shpejti nisin punimet rehabilituese në rrugën mbi Portin detar. Oltion Çaçi dhe grupi i FSHZH inspektojnë terrenin

Vjeshtë-dimër. Në Sarandë po zgjerohen investimet jashtë sezonit turistik .

Ndërsa punimet në rivlerësimin urban të rrugës “Bilal Xhaferi” ,(Lagjja nr.4) me blloqet e banimit, trotuaret dhe infrastruktura nëntokësore kanë hyrë në një fazë të rëndësishme dhe pak ditë më parë nisën edhe punimet rehabilituese në askin e parë të rrugës pranë stadiumit të lojërave me dorë; duket se një tjetër investim i rëndësishëm do të nisë në qytetin turistik të Sarandës.

Mësohet se së shpejti do të nisin punimet rehabilituese në rrugën “Mitat Hoxha” mbi portin detar e njohur ndryshe edhe si Unaza e Portit

Sot në mesditë Kryebashkiaku Oltion Çaçi dhe një grupi me eksperte dhe drejtues të FSHZH inspektuan në terren këtë aks rrugor.

Inspektimi u shoqërua me spjegime mbi fazat e punimeve, afatet dhe çështje të tjera të rëndësishme.

Pritet qe Saranda gjatë muajve nëntor-dhjetor dhe janar -maj 2024 ,të shndërrrohet në një kantier të madh pune me financime nga FSHZH./sarandanews.al///

error: