SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Shpallet në kërkim 45 vjeçari nga Fieri, per “Vjedhje” dhe “Shkatërrim prone”.

Një 45 vjeçari nga Fieri, u shpall në kërkim nga Policia e Sarandes per “Vjedhje” dhe “Shkatërrim prone”.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. S., 45 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi dyshohet se ka dëmtuar dhe ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit R. M., 41 vjeç, banues në Tiranë.//sarandanews.al///

error: