Reshjet e fuqishme kanë shkaktuar një situatë të rënduar në zonën e Çukës, (bashkia Sarandë) ku argjinatura e lumit Bistricë është çarë, duke sjellë përmbytjen e disa banesave dhe qindra hektarëve tokë bujqësore. Për shkak të ujërave, katër barinj kanë mbetur të izoluar në një stallë së bashku me tufën e deleve.
Probleme janë raportuar edhe në zonën e Shalësit, ku lumi i Pavllës ka dalë nga shtrati pranë urës në Vilë, duke vështirësuar lidhjen e fshatrave të kësaj zone. (Imazhet jane nga interneti).///
ME SHUME LAJME
Ndërhyrje për lirimin e hapësirave publike në bregdetin e Himarës
Temperaturat e larta, mjeku Bitri apel qytetarëve: Shmangni daljet në orët e pikut dhe hidratohuni
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart