UGSH (Unioni i Gazetareve Shqiptar) I mbështetur nga AMA organizoi ne Sarande Tryezën e rrumbullaktë :”Kontrata e munguar e punës dhe dy modele pranë nesh”

Në këtë Tryezë tënë kuadër të projektit “Tregu dhe marrëdhëniet e punës në median Audiovizzive”, merrnin pjesë gazetarë lokalë të radios dhe televizioneve në Sarandë, korrespoendentë të mediave të ndryshme etj,.
Ishin të pranishëm edhe kreytari I UGSH Aleksandër Cipa, Xhovani Shyti dhe Piro Shkaba, sekretar dhe koordinator te kësaj organizate .
Aleksandër Cipa u ndal në modelin itaian dhe atë bullgar të kontratës së punës me gazetarët dhe bërë një vështrim krahasues më “modelin e supozuar shqiptar”.
Diskutantë të ndryshëm si Thoma Nika, Shkëlqim Hajno, Panajot Boli, etj,sollën shembuj nga eksperiencat e rajonit ku punojnë në klimën e një media lokale në vështirësi mbijetese dhe shpesh me pasiguri juridike për gazetarët punësuar. Tryeza “Tregu dhe marrëdhëniet e punës në median Audiovizzive”, ishte e para e këtij lloji që organizohet me gazetrët në rajonin JP të vendit me epiqendër Sarandën.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë