Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, Ilva Palmieri zhvilloi disa takime në bashkinë e Sarandës. Në takimet e saj në Sarandë, Palmieri është shoqëruar nga Konsulli i Nderit të Italise në Gjirokastër, Teodor Bilushi.


Një pritje miqësore iu rezervua diplomates italiane nga kryetari I bashkisë Adrian Gurma. Mësohet se në takimin Palmieri-Gurma është diskutuar per zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit ne marredhënieve dypalëshe.


Duke e falenderuar për prezencën dhe ndihmën e pakursyer ndër vite, që shteti italian ka dhënë për vendin tonë, Gurma ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen, për gatishmërinë dhe mundësitë e shumta të bashkëpunimit të frytshëm në të ardhmen me rajonin e Sarandës.
Ne axhenden e Sarandes diplomatja italiane eshte njohur nga kryebashkiaku Gurma edhe me investimet e fundit publike ne shetitoren buze detit .

Ajo eshte shoqeruar me tej, per nje vizite ne sitin arkeologji te qytetit antik te Butrinti ku u prit nga drejtori I ketij institucioni, Eri Sulo.
Pjese e axhendes se Konsulles se Pergjithshme te Italisë në Vlorë, Palmieri, ka qene edhe takimi me Moter Daniela Silcvestrini , “Qytetare Nderi” e Sarandes , misionare prej 25 vitesh e Qendren Sociale “Motrat Marcelline” ne qytetitn bregdetar.

Saranda dhe Butrinti mbeten nje nga destinacionet e preferuara te turisteve italiane …Nje kontribut ne vite per Saranden kane dhene edhe Motrat “Marcelline ” te drejtuara nga Moter Daniela si dhe Misioni Arkeologjik italo -shqiptar qe punon prej vitesh ne Finiq dhe Butrint .///SARANDANEWS.AL-R-SR///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë