SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Valter Islamaj (Teli), rikthehet mes nesh me librin “Ditët që nuk kthehen më”

Nga Bujana LEKDUSHI

Valter Islamaj , i njohur në Sarandë, Gjirokastër e më gjerë si Teli; njeriu i perkushtuar, me humorin e njohur e të kudogjendur të tij, me karakterin e labit të fortë e të kultivuar nga leximet e pafunda të tij; rikthehet mes nesh me librin “Ditët që nuk kthehen më”.

I ndarë papritur nga jeta me 31 tetor 2020, nga semundja e fundit e shekullit, në moshën 62 vjeçare,Teli Islami, la gjurmë jo vetëm në mjedisin familjar e tek njerezit e origjinës së tij, nga Golëmi i Gjirokastrës; por me shume se kaq , ai, me qasjen e njeriut të mençur, erudicionin e një blete të palodhur që mbledh ngado nektarin e shpirtit njerëzor; i percillte keto vlera tek qindra e qindra njerez në rrugetimet e perditshme të jetes plot sfida.

Në pasthënien e librit “Ditët që nuk kthehen më”, plot ndjenja e meditim të të birit Eliot Islamaj, mes te tjerash thuhet: ‘”Me botimin e këtij libri, babait tonë iu plotësua një ëndërr.Brezat që do të vijnë do të njihen me të nëpërmjet veprës së tij modeste në sasi, por me shumë përkushtim, ndjenjë dhe pasion”./SARANDANEWS.AL///

error: