SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Vdekja e shtetasit grek, policia zbulon detaje

Mbrëmjen e djeshme në Sarandë, një shtetas grek ka mbërritur pa shenja jete në urgjencën e spitalit “.P.Nako”.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 22:00 është transportuar në spital 48-vjeçari Pavllos Simeriontaqis, banues në Athinë, i cili fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete.

Menjëherë pas njoftimit, në ambientet e spitalit kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para lidhen me një arrest kardiak si shkak i mundshëm i humbjes së jetës.

Burime policore bëjnë me dije se shtetasi grek, 48-vjeçari Pavllos Simeriontaqis nga Athina ndodhej në vendin tonë së bashku edhe me persona të tjerë, të cilit i përkasin komunitetit rom dhe merren me tregtinë e sendeve të kuzhinës. Ditët e fundit kishin qenë në Fier për tregti.

Ditën e djeshme kishin qenë në Konispol dhe prej andej do largoheshin nga Qafë Bota drejt shtetit grek. Ende pa u larguar, 48-vjeçari nuk është ndjerë mirë aq sa kish humbur jetën. Këto janë burime që i kanë dëshmuar shokët e tij për policinë, pasi u gjetën prej tyre.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës, por edhe sipas pohimit të vetë shokëve të 48-vjeçarit, ai prej vitesh vuante nga diabeti.

Për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, trupi i pajetë do të transportohet drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.///

error: