Pas këshillave që Kryeministri u la drejtuesve të Drejtorive dhe Zyrave të Arsimit Parauniversitar, ministrja Besa Shahini ka vijuar takimin me to në lidhje me masat e ndërmarra për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.Në videon e publikuar nga takimi, ministrja Shahini shprehet se është bërë një riorganizim i planeve mësimore që dy javët e para të fillimit të vitit të ri shkollor të jenë prapë përsëritje për të gjithë nxënësit, të cilët kanë marrë mësim në kushte shtëpie gjatë pranverës së këtij viti, por të cilët ndoshta nuk ndihen ende me vetëbesim të plotë që i kanë marrë mësimet në mënyrën e njëjtë, sikur të ishin në shkollë.Paralelisht me përgatitjen për hapjen e shkollave, Shahini nënvizon se “ne kemi bërë edhe gjithë ndërtimin e platformës për mësimin online dhe organizimin e punës për mësim në kushte shtëpie”, ndërsa nënvizon faktin se kjo do të ndihmojë sidomos në zonat ku ndoshta shkollat nuk mund të punojnë me orar të plotë për të gjithë nxënësit dhe nxënësit duhet të bëjnë mësim të kombinuar, një pjesë të kohës ta kalojnë në shkollë, dhe një pjesë të lëndëve apo disa ditë të bëjnë mësim në kushte shtëpie.Ndërsa thekson se gjatë gjithë verës mësuesit kanë bërë xhirimet e orëve mësimore për kanalin e dedikuar “RTSH Shkolla”, ministrja Shahini nënvizon gjithashtu se tashmë “kemi një platformë unike, ku i kemi të gjitha videot dhe mësuesi mund të rrijë në kontakt me nxënësin, të cilit i duhet të punojë në kushte shtëpie”.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite