– Gënjeshtrat rreth një vaksinë COVID-19 përhapen më shpejt sesa faktet, në mediet sociale, megjithëse mund të ketë një ulje të konsiderueshme të shkallës së vdekshmërisë nga koronavirusi i ri deri në fund të vitit, tha sot bashkëthemeluesi i “Microsoft”, Bill Gates, në një intervistë.
“Kur i lini njerëzit të komunikojnë, duhet të përballeni me faktin se disa gjëra të pasakta, që janë shumë ngacmuese, mund të përhapen shumë shpejt, në krahasim me të vërtetën dhe këtë e kemi parë gjithnjë në rastin e vaksinave”, tha Gates për transmetuesin CNBC.
“Por vetëm terapeutikët nuk do të na kthejnë drejt normalitetit”, theksoi ai, duke shtuar se vaksinat ishin vendimtare në këtë proces.
Filantropisti ka dhuruar më shumë se 300 milionë dollarë në përpjekjen globale për të trajtuar pandeminë./ /ata///
ME SHUME LAJME
Vëzhgim.”Pika e vogël” e Kumbaros edhe në vëmendjen e medias sociale të fqinjëve
Ksamil. Qendra shëndetësore, shërbime 24/7 për turistët, i shtohen 3 mjekë dhe 6 infermierë
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore