Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion ka nisur zyrtarish hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Report Tv, raportoi se është caktuar prokuror i çështjes Ervin Kondili.
Mësohet se Kondili ka bashkuar dy kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në një të vetme, ku dhe ka sekuestruar dokumentacionet e Bashkisë që lidhen me procesin e Teatrit si dhe vendimin e Institucionit të Ndërtimit.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kishte planifikuar që sot, së bashku me rreth 2000 aktivistë, në orën 11:00 të shkonin para SPAK, për t’i bërë presion për nisjen e hetimeve për shembjen e Teatrit. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë aksioni i kësaj Aleance , pas këtij zhvillimi.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota