SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shërbesa e Flamurit, Kryepeshkopi Joan: Ta lulëzojmë dhe bekojmë këtë vend

 Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u zhvillua sot  Dhoksologjia e Flamurit, pjesë e Liturgjisë së Shenjtë që ka përmbajtje lavdëruese, e cila shpreh falënderim dhe nderim për flamurin dhe shtetin shqiptar.

Ceremonia u drejtua nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joan, i cili udhëheq meshën solemne në prani të klerikëve, besimtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve.

Kryepeshkopi Joan tha se “kisha ka vendosur për shërbesa të tilla për të falënderuar Perëndinë dhe e përsërisim vazhdimisht që kemi shumë arsye për ta falënderuar, pasi na ka dhënë një vend të bukur që ka gjithçka dhe ne jemi kujdestarë të kësaj pasurie. Përgjegjësia jonë është të jemi kujdestar të mirë të mundohemi ta lulëzojmë dhe bekojmë këtë vend, ku njerëzit mund të jetojnë në paqe dhe harmoni padyshim që nuk do të largohen shumë njerëz”.

“Gjithnjë ka një arsye që disa njerëz mund të largohen, por një largim masiv nuk do të ndodhë nëse ne do të jemi kujdestarë të mirë të këtij vendi që na ka besuar Perëndia. E falënderojmë Perëndinë për gjithçka na ka dhënë, por kemi edhe përgjegjësinë për këtë gjë, e të gjithëve. Gjithësekush në vendin ku punon mundohet ta lulëzojë këtë vend. Atdhetari i vërtetë është ai njeri që lulëzon vendin e tij. Në këtë ditë do të uroja të gjithë ju, gëzuar dhe për shumë vjet këtë ditë të bekuar. Perëndia ta bekojë popullin tonë, vendin dhe të përhapë paqen jo vetëm në vendin tonë, por edhe në të gjithë botën”, tha Kryepeshkopi Joan.

Kjo meshë tradicionale shërben si një moment reflektimi shpirtëror për unitetin dhe vlerat kombëtare.(Klodi SARAÇINI).///

error: