Përfaqësuesi Iniciativa Demokratike – iDE Fatbardh Kadilli ka reaguar sot në lidhje me shkarkimin e deputetit të PD-së Flamur Noka nga Komisioni i Sigurisë duke i konsideruar përplasjet me etiketime “llum” apo “peng” tregon degradim e PD-së
Në reagimin e tij në emër Iniciativa Demokratike – iDE. Kadilli shprehet se shkarkimi i Noka wshtw një dëshmi tjetër e traditës së shëmtuar të përjashtimeve. Opozita zvogëlohet edhe me shumë nga përjashtimi. Një dëshmi e re e kryetarokracisë. Basha e emëroi Kryesinë e grupit dhe gati dy të tretat e Kryesisë si një kryetarokrat dhe e shkarkon po si kryetarokrat. Demokratët duhet të reagojnë kundër modelit jo rastit personal. Basha veproi si Kryetarokrat jo vetëm kur shkarkoi, por edhe kur emëroi.
“Përplasja me akuza të ndërsjellta me etiketime “llum” apo “peng” tregon degradim. Kë të besojnë demokratët? Ata meritojnë më shumë nga Kryetari dhe nga ish Kryetari. Kjo klimë përplasjesh dhe përjashtimesh tregon degradim. Idetë dhe propozimet e Manifestit “për një parti më e madhe se kryetari” janë përgjigjja për të dalë nga kjo gjendje si një parti e pastër, e hapur, e bashkuar, fituese”, shprehet ai.
Deputetja e PD-së Albana Voshi ka reaguar për situatën e krijuar në Partinë Demokratike duke deklaruar se liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjen, ndërsa memecëria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje
“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt”, shprehet ajo.///
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët