SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Kavajës: Çfarë zbuloi KPK

ryetarja  Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula është shkarkuar sot nga detyra. Në seancën dëgjimore të zhvilluar sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka komunikuar vendimin gjyqtares Shedula duke mos e konfirmuar në detyrë. Pas një ndërprerje dy mujore për shkak të pandemisë COVID-19, KPK ka rinisur punën për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nën masa të rrepta siguria dhe higjiene.

Në seancën e parë pas rikthimit, KPK e përbërë nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Brunilda Bekteshi, vendosi shkarkimin e gjyqtares Shedula e cila u përball me tri kriteret e rivlerësimit, për pasurinë, figurën morale dhe aftësinë profesionale

Sipas analizës së KPK, Shedula ka pasur probleme me justifikimin e pasurisë. Emri i saj ka dalë në media para dy dhe tre vitesh për dy çështje që janë denoncuar për të. Për tjetërsimin e pronave ne Spille dhe lirimin e një personi të akuzuar për vepra të rënda penale. /abcnews.al

error: