Festivalit i 63-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar përfundoi mbrëmë me një natë tejet emocionuese.
Shkodra Elektronike ishte fituesja e këtij edicioni me këngën “Zjerm”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025. Ky grup mori 143 pikë, duke siguruar vendin e parë dhe mbështetje të madhe nga publiku dhe juria. Elvana Gjata u rendit e dyta me këngën “Karnaval” dhe 135 pikë, ndërsa Alis mori çmimin e tretë me këngën “Mjegull”, duke marrë 59 pikë.
Festivali i 63-të solli performanca të shkëlqyera dhe një konkurrencë të fortë mes artistëve të cilët prezantuan ritme të paharrueshme, duke dëshmuar pasionin e madh për muzikën dhe talentin e jashtëzakonshëm të artistëve shqiptarë.
Shkodra Elektronike tashmë do të përgatitet për sfidën e madhe në Eurovision 2025, duke sjellë me vete krenarinë dhe entuziazmin e shqiptarëve për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare.(Edlira RUZI).///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota