SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shkolla. Ja 4 fundjavat kur do të bëhet zëvendësimi i ditëve të humbura të mësimit

Ministria e Arsimit ka publikuar datat ku shkollat në vend do të mund të zëvendësojnë 4 ditët e humbura për shkak të pushimeve.

Sipas njoftimit të Ministrisë, mësuesit dhe nxënësit do mund të zhvillojnë mësim në datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit, që  janë 2 prilli, 30 prilli, 14 maji dhe 28 maji.

Ministria e Arsimit mbylli për tre ditë shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin për shkak të motit të keq në janar, ndërsa së fundmi pushim u bë edhe e hëna e 21 marsit, përpos 22 marsit që ishte në kalendarin e festave zyrtare ditë pushimi për shkak të Festës së Sulltan Novruzit.///

error: