Nga Eva XHAJANKA
“Shqipëria është Biodiversitet” është një nismë e përbashkët e Fondacionit “Heinrich Böll Stiftung” me organizatën PPNEA dhe institucionet në vendin tonë, që synon mbrojtjen dhe ruajtjen e habitateve natyrore në Shqipëri.
Në kuadër të kësaj nisme, në Tiranë u organizua një takim me nxënësit e Shkollës Gjermano-Shqiptare në Tiranë.
Grupe nga klasa e katërt, gjashtë dhe shtatë, u njohën nga afër me speciet më të rrezikuara në Shqipëri.
Ekspertë të mjedisit bashkëbiseduan me fëmijët për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me mbrojtjen e kafshëve dhe biodiversitetit.
Gjithashtu GIZ Shqipëri iu bashkua nismës për të sjellë në vëmendje lidhjen që ka keqmenaxhimi i mbetjeve me dëmtimin e habitateve të këtyre kafshëve.
Kafshët nga natyra janë shumë kurioze dhe rastet e ngecjes, mbytjes apo gëlltitjes së mbetjeve janë gjerësisht të dokumentuara. Nxënësit ishin tepër të interesuar për makinerinë e shkrirje së plastikës PETKO dhe mënyrat e shumta të përdorimit të plastikës në printera 3D.
Njohja dhe prezantimi me alternativat e materialeve plastike njëpërdorimëshe ishte një tjetër moment reflekimi dhe mësimi për ta.
GIZ Albania do të vijojë me ciklet për informimin dhe sensibilizimin e brezit të ri, në mbrojtje të biodiversitetit.///






ME SHUME LAJME
Sarandë. Filiali Universitar së afërmi në godinën e Ekokampusit. Godina e Filialit, shkollë e re për qytetitn
Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave