SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shuhet në moshën 71-vjeçare Moikom Zeqo/ Studiuesi dhe shkrimtari i njohur humb betejën me sëmundjen e rëndë

Shuhet në moshën 71-vjeçare studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo. Ai ka ndërruar jetë sot në mëngjes, duke humbur kështu betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prek disa vitesh.

Studiuesi i njohur vuante prej shumë vitesh nga leuçemia akute, të cilës nuk i bëri dot ballë.

Por, kush ishte Moikom Zeqo?

Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Familja e tij është me origjinë nga Libohova, ku ai mbaroi edhe arsimin fillor. Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori Filologji, dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”. Më 1974-76 punoi si mësues në Rrogozhinë.

Më pas, në vitet 1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Në qershor të 1991 qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së.

Më 1997-2005, Moikom Zeqo ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar.

Zeqo autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht, etj,.

Ai është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

Moikom Zeqo mbetet një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe erudit dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.

Ai mban Urdhërin “Mjeshtër i Madh” dhe “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Moikom Zeqo ishte edhe Doktor i Shkencave.

Moikom Zeqo ka qene nje bashkepunetor i vjeter dhe i vyer i revistave Mapo e Java, si dhe i mjaft organeve te ndryshme te shtypit shqiptar dhe atij te trevave shqipe jashte vendit. Ngushellimet e saj me te sinqerta, per familjen per humbjen e madhe te familjarit, studiuesit, publicistit e njeriut te rralle Moikom Zeqo.///

error: