SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Situata e pandemisë në Gjirokastër e Sarandë/ Drejtuesit vendorë raportojnë në komisionin e Shëndetësisë

-Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi sot një mbledhje online me përfaqësues të Bashkisë Sarandë dhe Gjirokastër, lidhur me masat e marra në zbatim të Akteve Normative për pandeminë nga COVID-19.

Në këtë takim i cili ishte i mbështetur nga përfaqësia e OSBE-së në Shqipëri merrnin pjesë Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, Nenprefekt i Sarandes Mirosh Birjani si dhe përfaqësues të tjerë të drejtorive vendore rajonale.

Në fjalën e tij, Golemi foli për masat e marra për mospërhapjen e virusit COVID-19 dhe theksoi “se gjatë valës së parë, Gjirokastra ka qenë ndër zonat e gjelbëra”.

Ai evidentoi disa nga arsyet e përhapjes së virusit gjatë valës së dytë, që sipas Golemit ka të bëj me vendndodhjen gjeografike si qytet kufitar dhe si qytet i vizituar nga turistët.Momentalisht, Golemi e paraqiti më të qetë situatën lidhur me numrat e të infektuarve, krahasuar me pikun që pati numri para 3-4 javësh. Më tej, ai foli për masat e marra në institucionet arsimore.

Për situatën në Sarandë, nenprefekti Birjani theksoi se momentalisht është e normalizuar krahasuar me atë të para disa ditëve.Më tej ai foli për gjëndjen e shkollave të cilat po zbatojnë masat duke u mbështetur hartimin e rregulloreve të brendshme.

Edlira Bode, kordinatore e këtij takimi falenderoi pjesëmarrësit si dhe përfaqësuesit e OSBE për mbështetjen dhe ngriti si problematikë mungesën e një qendre shëndetësore në pikën e kalimit të Kakavijës.Të ftuar të tjerë në takim folën gjithashtu lidhur me masat e marra në institucionet arsimore dhe ato shëndetësore, për zbatimin e protokollove të miratuara në Aktet Normative.///

error: