Situata në qarkun e Vlorës ditën e sotme është e qetë dhe niveli i ujërave në Vjosë është ulur me 50 cm nga mbrëmja e djeshme.
Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha sot për ATSH-në se “bashkë me zv ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural monitoruam situatën në urën e Mifolit. Situata është normalizuar dhe niveli i ujit është 6.70 m, ku niveli nga ora 23:45 e datës 8 janar ka rënë me 50 cm”.
Lidhur me situatën në aksin e Borshit Prefekti Mamaj tha se “është rregulluar është bërë me një kalim dhe janë marrë masat mbrojtëse janë vendosur betonët dhe semaforët për të oreintuar trafikun”.
Sa i përket gjendjes në Selenicë Vlorë, Prefekti Mamaj theksoi se “situata është stabilizuar, kemi monitoruar bashkë me zv.ministrin Kote të gjitha problematikat që kanë të bëjnë me shirat dhe rrezikun për përmbytje”.
Zv.ministri Kote garantoi fermerët që kanë të mbjellat, në Bishtin e Malit për ndërhyrjen e menjëhershme të drejtorisë së ujitjes dhe kullimit sektori Vlorë, për stabilizimin e situatës.
Prefekti Mamaj u shpreh se “kemi të gjitha kapacitet njerëzore e teknike në punë dhe gatishmëri për të përballuar këtë situatë të mundshme”.
Sipas tij, hidrovorët janë në punë, strukturat e vetëqeverisjes, OSHEE janë në punë në gatishmëri për të përballuar çdo situatë.
Moti i keq me reshje të dendura shiu ditët e fundit solli probleme në territorin e prefekturës së Vlorës. Gjatë ditës së sotme situata ka shkuar drejt normalizimit në gjithë qarkun.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota