Nga Eva XHAJANKA
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka theksuar mbështetjen maksimale të qeverisë për sektorin e bujqësisë në tërësi.
Denaj ndau në rrjete sociale historinë e Emanuelit, një nga përfituesit e Skemës Kombëtare të subvencioneve direkte.
“Emanueli ka përfituar mbështetje të plotë, 100%, për rreth 70 krerë lopë, si dhe për naftën”, tha Denaj.
Ministrja bëri të ditur se, me aktin normativ të fundvitit, mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë arrin në një total prej 5.2 miliardë lekë 67,100 fermerë përfitues, ku 52,195 prej tyre përfitojnë naftë do të disbursohen 100%.
“Për të tretin vit radhazi, sigurojmë 100% pagesa për fermerët e kualifikuar të Skemës Kombëtare direkte”, u shpreh Denaj. ///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota