– Ekuipazhi i parë vetëm gra i “Air India” u ul sot herët në aeroportin e Bengalurusë pasi përfundoi një fluturim ndërkontinental, pa ndërprerje, prej 17 orësh nga San Francisco.
Zoya Aggarwal, Papagari Thanmai, Akansha Sonaware dhe Shivami Manhas, katër komandantet e ngarkuara me fluturimin, u pritën në mbërritje me buqeta me lule.
Papagari Thanmai, duke folur për mediet në emër të të gjithë ekuipazhit, e përshkroi përvojën si emocionuese.
“Shumë udhëtarë donin të fotografoheshin me ne. Të tjerë e kishin rezervuar fluturimin tonë shumë kohë më parw”, tha ajo.
“’Përveç ekuipazhit tërësisht me gra, ata u tërhoqën edhe nga ideja e itinerarit, sipas të cilit pritej të fluturonim mbi Polin e Jugut. Udhëtarët festuan me ne në çastin kur hymë në rajonin polar”, shtoi Thanmai.
Ministri i Aviacionit, Hardeep Singh Puri, e uroi në Twitter ekuipazhin duke shkruar “Ky ekuipazh profesionistesh ka shkruar një faqe të re në historinë e aviacionit tonë civil”/ATSH-ANSA///
ME SHUME LAJME
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite