Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga festivali muzikor ndërkombëtar që nisi të premten në Vuno, Vlorë.
Gonxhja thekson se “Sol International Music Festival” do të zgjasë për dy netë dhe shfaqet në oborrin e Kishës së Shën Spiridonit në Vuno.
“Ky festival është një event unik lirik që sjell një përzgjedhje të rafinuar të performancave muzikore, duke ofruar një përvojë të veçantë për adhuruesit e muzikës në një ambient historik dhe piktoresk.
Atmosfera e qetë dhe peizazhi i mrekullueshëm i bregdetit dhe konkretisht të fshatit me shumë histori dhe kulturë, Vunoit, krijojnë një mjedis të përsosur për shijimin e muzikës lirikale dhe për të ndjerë magjinë e këtij eventi të veçantë”, shkruan Gonxhja.(Arbi Fortuzi).///















ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”