SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Taskforcë për menaxhimin e mbetjeve në zonat turistike

 Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive në kuadër të turit për “Punët e Shqipërisë”.

Gjatë takimit kryeministri theksoi nevojën për ngritjen e nivelit të emergjencave civile në rrafshin vendor.

Rama u shpreh se, ministri i Pushtetit Vendor, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, janë ngarkuar të bashkëpunojnë me bashkitë për të fuqizuar kapacitetet vendore në përballimin e emergjencave civile.

Po ashtu, kryeministri u shpreh se, qeveria është duke punuar për të rishikuar sistemin e mbledhjes së mbeturinave.

Rama theksoi se, përveç përpunimit të mbetjeve, problem mbetet menaxhimi i mbeturinave, sidomos gjatë sezonit turistik në zonat jashtë qendrave urbane.

Për këtë qëllim, ai nënvizoi domosdoshmërinë e ngritjes së një taskforce mes qeverisë dhe pushtetit vendor.

“Ministri i Mjedisit dhe ministri i Pushtetit Vendor janë ngarkuar të hartojnë një plan afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, duke nisur nga sensibilizimi masiv e deri te masat konkrete që duhet të ndërmerren”, tha Rama. (Gjergji MIMA)///

error: