SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Të hënën, mot me vranësira dhe reshje të izoluara

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet  nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht nga orët e mesditës e pasdite. Vranësirat  do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në mënyrë të izoluar e kryesisht në relievet malore në lindje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET  
Shkodër13/24Diell re shi
Kukës10/18Diell re
Lezhë13/25Diell re shi
Dibër9/20Diell re shi
Durrës14/25Diell re
Tiranë14/25Diell re
Elbasan13/25Diell re shi
Berat12/25Diell re shi
Vlorë13/24Diell re shi
Korçë11/16Diell re shi
Gjirokastër11/22Diell re shi
Sarandë13/23Diell re shi
error: