Kryetari i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se SPAK mund të thërrasë kur të dojë Shkëlzen Berishën për çështjen “Gërdeci”, ndërsa deklaroi se “edhe 100 vite po të hetojnë do gjejnë zero lidhje”.
“Unë ua kam bërë të qartë këtu, që nuk mund të ketë kurrë asnjë hezitim dhe asnjë pengesë për çfarëdolloj hetimi. Nëse unë mbaj qëndrime dhe denoncime, ato i bëj vetëm për interesin publik. Nuk i bëj kurrë për ndonjë qëllim tjetër. Jam absolutisht mbështetës me gjithë fuqinë time i çdo përpjekje për zbatimin e ligjit”, u shpreh Berisha në një konferencë për shtyp.
Duke folur për situatën në PD, Berisha tha se “finalja duhet të jetë bashkimi i grupit të deputetëve të PD-së”. “Ka vetëm dy të përjashtuar: Peng-Basha dhe Ali-Basha”, tha ai.
Po ashtu, Berisha përshëndeti deklaratën e ambasadës së SHBA-së, e cila u shpreh se nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive. “Gjysma e mesazhit thotë se SHBA nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive, është në të drejtën e tyre të zgjedhin. Është pikërisht kjo që unë përshëndes. Nëse ka një njeri që ka bërë në 32 vite përpjekje që të zgjedhin me votën e tyre njerëzit, ky është Sali Berisha. Do të kthej një gjë shumë private dhe jo të zakonshme”, tha ai.
Duke folur për çështjen e impiantit të mbetjeve të Tiranës, Berisha theksoi se “sipërmarrja e djegësave ka pronar qeveritar, kurse Zoto dhe Mërtiri janë thjesht pronarë në letra dhe aksionerë në një shkallë të caktuar”.
Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se “aktet e kryera, nuk mund të ndodhnin kurrë, përveç se nga interesa të përvetësimit dhe pasurimit të qeveritarëve”.///
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese