SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Topalli: Hyn në Guinness pakënaqësia e 2/3 e qytetarëve ndaj opozitës

Ish-nënkryetarja e PD-së dhe kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli deklaroi te marten se “është unike në botë që shoqëria të jetë më e pakënaqur nga opozita, sesa nga qeveria, sepse ata kanë tradhtuar atë që ishte shpresa e shqiptarëve tek opozita për të sjellë një ndryshim”.

Topalli iu referua sondazhit të fundit të Institutit Demokratik Amerikan që tregon se 2/3 e qytetarëve janë të pakënaqur nga opozita.

“Unike në botë, hyn në Guinness dhe ndodh vetëm kur opozita është e shitur tek qeveria. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që shoqëria të jetë më e pakënaqur nga opozita  sesa nga qeveria sepse ata kanë tradhtuar atë që ishte shpresa e shqiptarëve tek opozita për të sjellë një ndryshim. Ata kanë kuptuar se brenda treshes ka një riciklim ku mund të ndryshojnë drejtorët e doganave apo tatimeve por në jetën e tyre nuk ndryshon asgjë“, tha ajo.

Topalli tha se “nuk është thjesht se ekonomia jonë ka shkuar në recesion, por këta 3 kryetarë të korruptuar kanë çuar demokracinë në recesion dhe kjo është një tjetër arsye e thellë për të cilën duhet ndryshuar dhe ndryshimi fillon nga largimi i 3 kryetarëve të korruptuar.”

“Mandatet tona do të shkojnë tek demokratët, tek çdo qytetar që është kundër korrupsionit, që është kundër 3 kryetarëve dhe që beson se një alternativë tjetër e bën këtë Shqipëri më të mirë, më pak të korruptuar”, tha Topalli/ata///

error: