SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Turisti italian habitet nga çmimet në Dhërmi: Vjehrrës time ia shesin ujin 1 mijë lekë, ndërsa mua…

Piku i sezonit e ka gjetur pothuaj bosh një prej plazheve më të bukura në Shqipëri, atë të Drimadhes në Dhërmi. Shezlonget bosh, lokalet bosh… Një i ri italian shprehet i befasuar me çmimin e ujit, të cilin e ka paguar me çmim 300 lekë shishja. “Kam 3 ditë që jam këtu dhe kam vënë re që bizneset u japin turistëve të huaj çmime më të larta. Pra vjehrra ime Shqiptare e kam blerë ujë në të njëjtin vend 1 mijë lekë, kurse mua ma kanë shitur 3 mijë lekë. Ne e kuptojmë kur abuzohet me çmimet, këtu vendi është shumë i bukur por ndihet mungesa e turistëve të huaj, kjo për faj të çmimeve”, tha turisti italian. 

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje herë pas here bizneseve mos abuzojnë me çmimet, pasi mjafton të hedhësh një vështrim turizmit në Greqi dhe Turqi do të mësosh që turistët joshen pasi bizneset ofrojnë çadrat falas.///

error: