SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Unë njeriu sarandiot në qendër të botës.

Nga Agim Nelaj/

Po qe se këtë ese do ta lexonte një kinezë,do të thotë menjëherë se unë rrekem kot,që e vë veten në qëndër të botës ,pra në mes të saj.Argumenti i tij është se emri Kinë do të thëtë qëndër e botës.Bile çdo kinezë do të thotë se është në mesin e saj .Një lituanez do të thotë do të thotë se as unë as kinezi nuk jemi në qëndër të botës.Në qëndër të botës është ai, se fjala Lituani dotë thotë qëndra e botës.

Por unë jam këmbëngulës me iden time dhe nuk më intereson çfarë thonë të tjerët.Unë jam në mes të botës. Janë një sër emërtimesh dhe toponimesh që më vën mua në qëndër botës.Jam unë në qëndër të dheut se jam shprehur i pari.Hapsira ku ndodhem unë njihet me emrin Mesdhe ,ku deti mban të njëjtin emër.Fare oranë ndodhet manastiri i Mesapotamit..40 km më tej,në Konispol është Qafa e botës .Më tej Mesalongji i famshëm. Mbi kurorëne qytetit është Manastiri i 40 Shënjëtoreve.

Pa më thoni tani :-A ka ndonjë qytet të botë të ketë kaq shënjëtor?Unë jam midis dy qytetrimeve të famëshme antike Buthroti dhe Foenike. Po ende nuk u kam treguar të gjitha, por dhe me kaq duhet te bindeni.Unë jam në qëndër të dheut , edhe per faktin se unë jam i favorizuar për pozicionin karshi diellit, hënës dhe kostelacioneve yjore.Ky pozicion më jep jo vetëm mua,por kujdo që vjen në vëndin tim,shumë përparësi.Unë jetoj pranë një deti që është i imi,/Deti Jon.Ngjyra e tij është ndryshe nga detrat e tjerë: e kaltër në të ndezur , me baticë dhe zbaticë,me presion atmosferik, rrezatim diellor e jonizim të admirueshëm.Këto të gjitha së bashku me të tjera që do të paraqes më poshtë, realizojnë një relaksim shpirtëror dhe kurim të efektshëm . Ato lidhen natyrisht edhe me pozicionine e diellit dhe të hënës.Përparësi e të qenit në mes të dheut.

Dikush mund të të thotë se janë vetëm argumenta.S’ke fakte.Fakte sa të duash.Për rezet lunare (hënore)dhe pozicionine favorshëm të vëndit tim, kanë folur dhe shkruar shkencëtarë që merren me këtë fushë ,dhe jo pa qëllim në vitet 70-të kanë ardhur grupe njerëzish nga vëndet nordike për të kuruar.E kjo nuk është fanatazi, por realitet.Për tu kuruar ng një sëmundje specifike e lëkurës erdhën një grup turistësh.Sipas të dhënave studimore të më vonëshme kjo sëmundje ështe me origjinë të brëndëshme, streseve dhe faktorëve të tjerë psikonervor

.Grupi i turisteve u vendos në breg të detit dhe krahas banjës ditore në diell dhe det, u rekomandua dhe banja natën dhe qendrimi në rrezet hënore.Për 20 ditë, jo vetëm u shëruan, por mnga të dhënat hënore të rastit u zbulua diçka interesante.Të gjihë turistët patën një përmirësim të dukshëm të gjëndjes psikike,një relaksim të përgjithëshëm fizik e shpirtëror, një ndryshim rrënjësor i të ushqyerit dhe jashtëqitjes,të potencës intelektuale dhe seksuale .

Dhe pse ?Vetëm se patin shansin të vijnë në qëndër të botës,në qytetrin tim të Sarandës. Çfarë ofron Saranda ,që është në mes të dheut?Oferta e saj natyrore përbëhet nga bashkia e elementeve natyror ; relievi, klima, hidrografia , bota bimore dhe shtazore nën ujore dhe tokësore, të cilat janë jo vetëm BIO,por në to gjëndet një bioenergji që nuk gjëndet në asnjë vënd tjetër .Të gjitha këto janë resurse,që kanë një vlerë të lartë,ndoshta më lartën në botë.Kjo është një fushë ende e pa eksploruar , që në studimet e para do ti befasoj shkencëtarët.Të gjitha këto maten me aparate të thjeshta apo me të sofistikuara.Por deri tani janë matur me refleksione pozitive në fuksione fiziologjike, psikike,shoqërore, ekonomike dfhe kulturore.Resurset eqytetit tim janë të pafundme.

Për mos ta zgjatur me përshkrime ,të cilat janë të zbehta krahasimisht ma çfarë do të ndiesh ,po qe se të jepet rasti apo të shtynn kurjoziteti për të vizituar qëndrën e dheut,Sarandën. Ja diçka që befason çdo të huaj :Bregdeti i lartë shkëmbor me valza vertikale,shkëmbenj me mikroformim dhe çarje me vlera estetike e bafasuese,që janë shumë të përshtatshëm për plazhin dhe turizmin intim. Këtu ka 300 ditë diell në vit, 300 orë diell në muaj ,180 ditë tropikale, e krahasuar me vëndet më të mira rreth nesh që kaçpin vetëm 150 ditë të tilla.Fushë interesante për botanistët është shumë llojshëmeria,e veçanërisht bimët e ralla,e ndërmjet tyre përmëndim bimët dekorative,zbukuruese aromaatike etjsi: qeparizat, ekualiptet , akaciet, bimë tropikale në gjëndje natyrore si: arrae hindit,fiku i detit kaktuset,palmat, bananet, manjolat, pema e rrall e piperit,dru i veçantë i xhixhibanozit,specie të veçanta të pambukut të egër,bukovilet e famëshme etj. Tre nga simbolet nga simbolet më të vjetra, të lashtësisë lidhen me vëndin tim.

Kurora me dafina si simbol lavdie porositeshin dhe thureshin me dafinën e Butrintit,si lloji rrallë i kësaj bime.Nga ullinjët gjethe gjërë të Rivjerës thurreshin kurora me degë ulliri,simbol i paqes .Me fiqët beheshin bukë fiku,simboli i ushqimit.Po bota nënujore,është një mrekulli tjetër n jë botë e pasur specifike për midhjet, si Laguna e Butrintit që përbën një biotip specifik ,bimësia detare është e shpërndarë, ku rriten më shumë algë ,me rënsësi të veçantë për sasin e jodit.Livadhet nënujore janë tipike dhe përfaqësuese. Po njeriu Sarandiot ? Një mikëpritës i rrallë.Shënim: Hipoteza e më sipërme është paraqitur në vitin 2002, është vlerësuar si fituese.Një nga 100 eset më intriguese.///

error: