Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se është hapur për qarkullim Ura e Re e Viroit, në Gjirokastër.
Sipas ARRSH-së, punimet në urë janë përfunduar dhe ajo plotëson të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, duke lehtësuar lëvizjen e mjeteve në zonë.
ARRSH bën me dije se punimet në urën e vjetër do të vazhdojnë, e cila do të krijojë akses drejt lagjes së Viroit, duke përmirësuar lidhshmërinë dhe qarkullimin për banorët.
Ura e Re e Viroit, në Gjirokastër është e para nga 30 urat që u ndërtua ose përmirësohen në të gjithë Shqipërinë, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe investimin e qeverisë shqiptare.
Ura, me gjatësi 33 metra dhe gjerësi 7 metra, ka dy korsi dhe trotuare në të dy anët, duke kontribuar në një infrastrukturë transporti të qëndrueshme ndaj klimës. E vendosur në aksin SH4 drejt pikës kufitare të Kakavijës, ura është thelbësore për lidhjen rajonale.
Ura e re shkurton kohën e udhëtimit, përmirësojë sigurinë gjatë përmbytjeve dhe lidhë komunitetet e Jugut të Shqipërisë, duke krijuar më shumë mundësi për punësim, arsim, shëndetësi dhe akses në tregje.(Eva XHAJANKA)///
ME SHUME LAJME
Turizmi.Kompania nordike “Apollo” ndan ne Sarandë, ecurinë e vitit 2025 dhe vlerësimet për disa hotele.
Fotoarkiv, turistët e huaj në vitet e regjimit komunist
Ambasada e SHBA: Grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë opozitën iraniane në Shqipëri