SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Vaksinohuni, ç’na duhet jeta pa nipërit dhe mbesat tona”? Helena Kadare mesazh të rinjve: E kam të pamundur të gjej logjikën e refuzimit të tyre

Shkrimtarja Helena Kadare ka përcjellë një mesazh sensibilizim për marrjen e vaksinës.

Në mesazhin e shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ajo shprehet se e ka të pamundur të gjejë logjikën e refuzimit të vaksinës nga ana e të rinjve.

Sipas saj, refuzimi i vaksinës është njësoj si t’i thuash jetës “Jo” në favor të mos qenies.

“Ne të rriturit, i shpëtuam kësaj murtaje në sajë të vaksinës. Por në një bilanc të shkurtër, çfarë na duhet jeta pa nipërit e mbesat tona?

Sepse tani vala po godet ata. E kam të pamundur t’i gjej logjikën refuzimit të vaksinës prej të rinjve. Është njësoj si t’i thuash Jetës jo, në favor të mosqenies! Kaq e thjeshtë”, thuhet në mesazhin e saj.

error: