SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vendimi/ 1 mijë mësues shtesë do të punësohen për ngarkesën në shkolla gjatë pandemisë

/ 01.10.20/// 1000 mësues shtesë do të punësohen për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi e cila e nisi kështu takimin me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave arsimore vendore, me të cilët diskutoi mbi mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 si dhe zgjidhjen e shqetësimeve të shfaqura gjatë kësaj periudhë pandemie.

“1000 mësues shtesë për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021, u miratuan sot me vendim të Këshillit të Ministrave. Me këtë lajm e nisa sot takimin me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave arsimore vendore, me të cilët diskutuam mbi mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe zgjidhjen e shqetësimeve të shfaqura gjatë kësaj periudhe. Në këtë kuadër, i falënderova për përballimin me sukses të nisjes së vitit të ri shkollor dhe kërkova që akoma me më tepër përkushtim të mbajnë në vëmendje maksimale respektimin e masave antiCOVID në çdo institucion arsimor, si dhe të shtojnë përpjekjet dhe inspektimet në terren në mënyrë që të garantohet se rregullat zbatohen nga të gjithë”, tha Kushi.

Më tej, ministrja u shpreh se “sa më rigorozë që të jemi në këtë aspekt, aq më e lehtë do të bëhet edhe sfida jonë e përbashkët për t’u kujdesur për shëndetin e nxënësve, mësuesve, prindërve e kujtdo tjetër, dhe njëkohësisht të sigurojmë mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë vit jo të lehtë shkollor”.///

error: