Nga Xhina JORGA
Të tjerë i mbjellin, të tjerë i shkulin lulet e lulishteve! Kjo ndodh ende në Sarandë duke na habitur të gjithëve .

I keni parë sesi duarartat e sektorit të gjelbërimit kanë qëndisur lulishtet me fantazi, përkushtim dhe dashuri? Me siguri, po.

I ideon këto lulishte, njeriu i apsionuar i gjelbërimit, specialisti Jashar Bello. Herë fantazon e bën flutura me lule që të mbushin me gëzim tek kalon pranë tyre dhe të ndryshojnë gjendejen shpirtërore, shqiptar apo I huaj qofsh.

Herë ideon orën me akrepa që “ecin” mbi prushin e luleve shumengjyrëshe.…E plot metafora të tjera.
Por nuk i keni parë të tjerat duar…..Duar që shkojnë e i shkulin natën.!
Fatkeqësisht kështu ndodh.Një qytet, qoftë edhe turistik siç ëshët Saranda, duket se ka në ‘gjeografinë’ e vet sociale edhe vjedhës, endacakë, kopukë, etj,.
Si çdo qytet në fund të fundit. Por Saranda me ‘kampionët’ e vjedhjes së luleve ose prishjes së lulishteve të bukura, duket se është një hap më lart të tjerëve….
-I rimbjellim disa herë se na I vjedhin! Dhe , i rimbjellim përsëri!.—tha për SARANDANEWS.AL, një punonjëse nga të gjelbërimit .
“Ata që shkulin lulet, kanë mesa duket një problem jo vetëm me sytë te cilët u dhembin, u therin, tek shikojnë të bukurën…por edhe me ‘qelemendrenë”, domethënë me kapakun e kokës!-….na tha një peshkatar.
Dhe na dukets e “diagnoza” e vendosur prej tij është pothuaj e saktë!…/SARANDANEWS.AL…
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë