TSH-DPA-APA/ – Policia e Vjenës konfirmoi se ka qëlluar dhe vrarë një të dyshuar, në përgjigje të një sulmi terrorist në kryeqytet, që u shoqërua edhe me plagosjen e 15 personave të tjerë.
”Një person tjetër është konfirmuar i vdekur, si dhe disa të plagosur rëndë, mes tyre një oficer policie”, shkroi në Twitter policia austriake.
Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë austriake të lajmeve APA se viktima ishte një civil.
Policia shkroi në Twitter se disa të dyshuar të armatosur me pushkë kishin filluar të shtënat në Seitenstettengasse rreth orës 20:00 (19:00 GMT).
”Të shtënat kanë ardhur nga gjashtë lokacione të ndryshme”, tha policia.
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer e ka përshkruar incidentin si një “sulm terrorist”///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë