SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

VLORE/Zjarr në Karaburun, terreni malor vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëses

Një zjarr i madh ka përfshirë gadishullin e Karaburunit ku po digjen një hapësirë e madhe me shkurre dhe pemë të zonës.

Zjarri nisi rreth orës 18:30 të mbrëmjes dhe sipas zjarrfikëses së Vlorës dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Katër automjete zjarrëfikëse ndodhen në vendgjarje teksa flakët duken edhe nga qyteti i Vlorës.

Ndërhyrja gjatë natës është tepër e vështirë për shkak edhe terrenit malor teksa do të kërkohet me patjetër nderhyrja nga ajri pasi nga toka është e pamundur  të fiket.

Karaboruni eshte zone e mbrojtur dhe pjese e parkut kombetar .///

error: