Mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme mbizotëron në vendin tonë gjatë gjithë ditës. Sipas MetoAlb përjashtim bëjnë skajet veri jug ku herë pas here vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.
Ditën e shtunë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të izoluara përgjatë vijës bregdetare.
Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/16 | re diell |
| Kukës | 0/9 | re diell |
| Lezhë | 5/15 | re diell |
| Dibër | 2/11 | re diell |
| Durrës | 7/20 | re diell |
| Tiranë | 8/18 | re diell |
| Elbasan | 7/18 | re diell |
| Berat | 6/20 | re diell |
| Vlorë | 9/20 | re diell |
| Korcë | 3/13 | re diell |
| Gjirokastër | 6/18 | re diell |
| Sarandë | 4/20 | re diell |
///
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët