Vrasësi i Brigen Limka, 39-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua pas debateve për një vend parkimi në Greqi, ka dalë këë të martë përpara gjykatës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Pire caktoi ndaj 68-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg”. Dhimitris Kutrumanis me pranga në duar dhe i veshur me anti-plumb shprehu pendesë gjatë seancës gjyqësore.
“Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë uroj dënimin tim”, tha në dëshminë e tij i moshuari. Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 shtator, ku pas një debati për parkimin në lagje, ku edhe punonte shqiptari, i moshuari grek ka marrë armën e zjarrit dhe ka hapur zjarr ndaj të riut duke e lënë të vdekur në vend.
68-vjeçari njihej si një person problematik në zonë, ku pas ekzekutimit të shqiptarit kërcënoi dhe persona të tjerë. “Kemi pasur prej disa vitesh përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, deklaroi ai në polici menjëherë pas arrestimit.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror