SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Yuri Kim përgëzon SPAK për dënimin e ish prokurorit te Pergjithshem, i përgjigjet Berishës: Kur të gjithë jemi të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka përgëzuar SPAK për dënimin e Adriatik Llallës, i pari zyrtar i lartë në vend që dënohet me burg, dhe i është përgjigjur njëkohësisht edhe Sali Berishës, i cili paditi ditën e sotme sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken për shpifje pasi i kishte nëpërkëmbur dinjitetin.

Më vjen mirë që  SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush – pavarësisht sa i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. Kur të gjithë jemi të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë”, shkruan Kim/.shqiptarja///

error: