Socialistët kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2023. Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në Durrës në datën 7-8 tetor, kryebashkiakët, në kuadër të zgjedhjeve lokale. Në fokus të takimit do te jetë analiza për çdo kryebashkiak në raport me punën e bërë, por edhe objektivi për zgjedhjet vendore pak muaj më pas.
Pas takimit në Pogradec, ky është takimi i dytë që Rama pritet të zhvilloj me kryebashkiakët. Kreu i qeverisë u takua mëngjesin e djeshëm me presidentin Bajram Begaj, ku në fokus të bisedës ishin zgjedhjet e ardhshme. Sipas burimeve palët politike kanë gjetur konsensus për datën 14 maj për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim