SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë. PS zyrtarizon kandidaturën, Vangjel Tavo

Vangjel Tavo, aktualisht prefekt i Qarkut të Vlorës, është votuar nga kryesia e Partisë Socialiste si kandidat për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Himarës, të cilat do të mbahen më 4 gusht. Mbledhja e kryesisë, e cila nuk zgjati më shumë se 30 minuta, nisi rreth orës 8 e 30 të mëngjesit të sotëm (8 korrik), ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Për mediat foli kreu i grupit parlamentar të PS-së, Blendi Klosi, i cili vlerësoi figurën e Tavos, ndërsa tha se do të ketë një garë elektorale të qetë.

‘Vjen si një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, i asaj krahine. Garat elektorale e kanë përgatitur atë që të jetë përfaqësues i atij komuniteti. 4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale. Shkojmë për të pasur një rezultat pozitiv.’- u shpreh Blendi Klosi, kreu i grupit të PS-së.

Emri i Tavos u lakua edhe në fillim të këtij viti, si kandidat i socialistëve për bashkinë e Himarës. Me 13 mars Vangjel Tavo u emërua prefekt i qarkut të Vlorës, ndërsa më herë ka më herët ka qenë deputet i LSI (sot PL) dhe ministër i Shëndetësisë (2012-2013). Nga ana tjetër kongresi i Partisë Socialiste i cili ishte parashikuar që të mbahej në datë 20 korrik, është shtyrë dhe do të mbahet me datë 27 korrik.

Ndërkohë opozita ende nuk e ka qartësuar se si do të përzgjedhë kandidatin, pasi ajo kritikon Begaj-n se shpalli në kundërshtim me Kodin Zgjedhor datën e zgjedhjeve. Një nga emrat që përflitet është djali i Fredi Belerit, Petro Beleri, i cili ka shprehur vetë dëshirën për të kandiduar. Megjithatë Vangjel Dule, thotë se ende s’ka vendimarrje, por kushdo emër që do të zgjidhet nga radhët e opozitës do të mundë kandidatin e Ramës.

KQZ vendosi dje heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO për korrupsion zgjedhor. Menjëherë Presidenti Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë.(Shqiptarja).///

error: